Berisha: Kur vjedh kryeministri, vjedhja shndërrohet në sistem

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar lidhur me tenderin me vlerë 130 mijë euro që OST ka hapur për trajtimin kozmetik të punonjëseve gra. 

“Jashtë imagjinate! Po kur vjedh kryeministri, vjedhja shndërrohet në sistem. Vartësit ndjekin shembullin e tij. OST hap tender për kozmetikën e punonjësve gra të sipërmarrjes!” shkruan Berisha ndërsa i referohet shkrimit të publikuar në mediat online.

Sipas dokumenteve, rezulton se OST-ja ka hapur një tender me objekt sigurimin e punonjësve, madje edhe trajtimin e tyre shëndetësor. 

Sipas publikimit në syri.tv fondi për këtë tender është rreth 130 mijë euro, të cilat janë nga të ardhurat e OST. Ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj është 12 muaj nga hyrja në fuqi e kontratës.

Nga dokumentet rezulton se do të jenë qindra punonjës të rrjetit të shpërndarjes që do të përfitojnë trajtim shëndetësor, ndërkohë që Skerdi Drenova ka menduar edhe për zonjat dhe zonjushat e OST-së, ku mbi 100 punonjëse do të kenë edhe trajtime kozmetike, përveç atyre shëndetësore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Pritjet në dalje të Merdares deri në 5 orë

Story i radhës

A ndikon darka e vonë në shtimin e peshës te fëmijët?

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez