berisha kujton ish presidentin e kosoves ibrahim rugova ishte nje lider vizionar 67e1b4e99df6d

Berisha kujton ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova: Ishte një lider vizionar

March 24, 2025
1 minut lexim

Kryetari i PD, Sali Berisha, e ka cilësuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, një lider jo vetëm vizionar, por dhe i vetmi politikan që sa ç’ishte lider, aq ishte edhe misionar.

Duke folur gjatë promovimit të librave të ish-udhëheqësit të protokollit në Presidencë në vitet ‘90 të ish-presidentit Rugova, Adnan Merovci, Berisha kujtoi momentet e vështira të ish-presidentit Rugova ku ai zgjodhi një rrugë krejt të huaj për shqiptarët, rrugën paqësore.

Në mënyrë gjeniale, ai zgjedh një rrugë krejtësisht të huaj për shqiptarët. Të huaj për shumicën e kombeve të botës. Zgjedh rrugën paqësore për të mundur një pushtim. Kombet, ndaj pushtimeve, kanë pasur ose nënshtrim, ose përballje me armë.

Ibrahim Rugova nuk zgjodhi as të parën dhe as të dytën, por zgjodhi qëndresën paqësore, me të cilën ai shtyu muret e kohës. Me të cilën ai në mënyrë më mahnitëse, ta quajmë mrekullia Rugova, ai arriti që një projekt, të cilin përveç atij, përveç shqiptarëve, nuk mbaj mend një të dytë që ta përkrahte, që ta mbështeste, t’i lëmë folkloret, pavarësinë e Kosovës nuk e mbishteste njeri, përveç atij. Imagjinoni për një moment të luftosh i vetëm dhe të gjithë kundër. Por përsëri, ai në këmbë”, tha Berisha.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

xhafaj fushate me drejtorin e 5d kellici do duhej te ishte ne burg spak te veproje 67e1ab8caf845
Story i mëparshëm

Xhafaj fushatë me drejtorin e 5D/ Këlliçi: Do duhej të ishte në burg, SPAK të veprojë

live shqiperia synon triumfin sonte 67e1b8a955daa
Story i radhës

Live: Shqipëria synon triumfin sonte

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë