Berisha kërkon kthimin në Kuvend/ Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot kërkesën e ish-kryeministrit

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot kërkesën për leje të ish-kryeministrit Sali Berisha për të shkuar në Kuvend.

Një muaj më parë Shkalla e parë e kësaj gjykate e ka refuzuar këtë kërkesë duke arsyetuar se ish-kryeministri duhet të qëndrojë në arrest shtëpie. Kjo kërkesë ishte rrëzuar më herët edhe nga SPAK.

Avokatët e Berishës argumentojnë se duke qenë se Berisha është deputet është e drejtë dhe detyrim kushtetues si person i zgjedhur nga sovrani, për të ushtruar të drejtat dhe liritë politike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Prej muajit dhjetor Sali Berisha është në masën e sigurisë “arrest shtëpie” i akuzuar për korrupsion pasiv në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Story i mëparshëm

“Fronti Evropian” sot nis rrugëtimin nga Tetova

Story i radhës

Rusia i vazhdon sulmet ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës

Të fundit nga