Kryetari i PD Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Rama se ua shet shqiptarëve energjinë me çmim 98 herë më të lartë
Duke komentuar kostot dhe çmimin e shitjes së energjisë elektrike., gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Berisha mori si reference krahasimore Gjermaninë, që sipas tij ndonëse ka kosto shumë të lartë të prodhimit të energjisë, cmimin e energjisë që I shet qytetareve nuk e ka kaq të lartë sa vendi ynë.
Tani dua të ndalem tek çmimi dhe uji i ngrohtë në shkollat gjermane. 60% e energjisë në Gjermani prodhohet nga gazi dhe nafta. Asnjë kilovat orë në Shqipëri nuk prodhohet nga gazi dhe nafta.Kostoja e prodhimit të energjisë në Gjermani është dhjetëra herë më e larët se në Shqipëri. Nuk ka vend në botë që t’i shesë energjinë qytetarë të tij me çmim 98 herë mbi koston, kurse bizneseve mbi 210 herë mbi koston.Kostoja është 0.9 lek e prodhimit të energjisë në Shqipëri. E shet me 95 lek tek konsumatori, e shet me 200 lek te biznesi. Çmenduri! Çmenduri e vërtetë.E shisnim me 60 te biznesi, me 70 te konsumatori deri në 300 kilovat dhe nuk kishte asnjë humbje. Pra, nuk ka asnjë lloj lodhjeje. Kriza energjetike me të cilën kërcënon Edi Rama ka në themel vetëm vjedhjen nëpërmjet tregtimit të energjisë.
Më tej Berisha paralajëmroi Ramën se në rast se rritjes së cmimit të energjisë, do të përballet me revoltën më të madhe qytetare.
Nëse guxon të rrisësh çmimin për konsumatorin, do të përballesh me revoltën më të madhe popullore që ka njohur. U bëj thirrje qytetarëve të përgatiten me të gjitha mundësitë, ndaj këtij njeriu që është i aftë të bëjë gjithçka kundër jush, vetëm për të pasuruar veten, familjarët dhe rrethin e tij. Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë, përndryshe, PD do të organizojë një nga revoltat më të fuqishme që ka parë ndonjë vend. Po tejkalohet çdo lloj limiti. Edhe tani po i zbrazin digat.