Trajnerja në detyrë e Dritës së Gjilanit, Vlora Berisha, flet pas fitores me rezultat 3:1 ndaj Fushë Kosovës.
Volejbollistet e Dritës treguan lojë më të mirë dhe shënuan fitore, por Berisha nuk është e kënaqur me lojën e volejbollisteve të saja.
“Ishte një ndeshje që e fituam vetëm me karakter të fortë siç e kemi dëshmuar edhe në shumë ndeshje.
Përndryshe, vajzat nuk ishin në element dhe nuk kanë kryer detyrat e dhëna nga trajneri”, tha Berisha për faqen e FVK-së.