​Berisha i vendosur: Protestat në samite dhe takime ndërkombëtare janë normale

December 2, 2022
1 minut lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh i vendosur në një takim me gazetarët për zhvillimin e protestës më 6 dhjetor. Berisha nënvizoi se nga protesta e 6 dhjetorit nuk do të ketë asnjë gjë të keqe.

Kreu i PD-së theksoi se është normal që të zhvillohen protesta paralelisht me samite apo takime ndërkombëtare.

“Vetëm qytetarët e lirë protestojnë, kurse njerëzit e nënshtruar thonë me vetë çfarë më duhet mua, ulin kokën dhe heshtin. Qytetarët kanë të drejtë të dëgjohen dhe protesta është një nga mënyrat më të fuqishme, që ata të dëgjohen, është zëri i qytetarëve, është zëri juaj. Protestat kundër qeverisë janë jetike.

Cila është e keqja e protestës? Asnjë e keqe, asgjë e keqe, vetëm të mira do ketë, kërkim llogarie, demonstrim se guxojmë si njerëz të lirë. Të martën zhvillohet samiti Ballkani Perëndimor me BE-në, protesta në samite dhe takime ndërkombëtare janë gjëja më normale”, u shpreh Berisha.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Befasojnë shqiptari dhe serbi: Mbetemi miq edhe pas ndeshjes Zvicër-Serbi

Story i radhës

Protesta vazhdon, transportuesit privat kanë bllokuar bulevardin “Ilinden”

Të fundit nga

ShkoLartë