Berisha i PDK-së ‘thumbon’ pushtetin: Komunikojnë me Simiqin e Radojçiqin për veteranët

1 minut lexim

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka qenë kritik ndaj qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, Qeveria Kurti dështimin e saj po tenton të mbulojë duke u kapur pas çdo vlerë të këtij vendi.

“Ju e keni parë vrapimin e tyre pas çdo përvjetori që ka të bëjë me vlerat e luftës duke u munduar që të identifikohet me ato vlera sepse kanë deficit, sepse në kohën kur është dashur të jenë pjesë e tyre, kanë refuzuar të jenë aty”, ka thënë Berisha.

Berisha ka drejtuar akuza ndaj partisë në pushtet duke thënë se kanë komunikuar me Simiqin dhe Radojeçiqin edhe për ligjin për veteranët. 

Story i mëparshëm

Ukraina dërgon dronë për të sulmuar një fabrikë thellë në territorin rus

Story i radhës

Ujë ka, por s’ka shtypje! Disa lagje të Tetovës “mbijetojnë” me hidroforë

Të fundit nga