Berisha: HEC-i në Skavicë s’do ndërtohet kurrë, hordhi barbare

February 25, 2022
1 minut lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se HEC-i në Skavicë nuk do të ndërtohet kurrë, pasi sipas tij do të bëhet shkak për përmbytje.

Nga Dibra lideri historik i PD, tha se kandidati Premtim Kryemadhi nuk do t’i zhgënjejë, ndërsa ka hedhur kunja për kandidatin e Edi Ramës në këtë qytet si dhe për ministren Belinda Balluku.

Sipas tij kjo e fundit, ndërton rrugë me kosto 8 herë më të lartë se sa në Bashkimin Evropian.

Berisha tha se “Skavica shënon hordhinë më barbare që kërkon të vërshojë mbi Dibrën në të gjitha kohërat. Ajo s’do ndërtohet kurrë për të përmbytur Dibrën. Premtim Kryemadhi është një person që  që ju garantoj  që nuk do zhgënjejë. Krahas tij është kandidati i mbytjes së Dibrës. 

Kandidati i Ulsi-ut dhe ka pru dhe atë Balluku. Do të mbrojë interesat tuaja Zonja Balluku. Ajo le të vazhdojë, ka kusure të mëdha. Ndërton rrugë me kosto 8 herë më të lartë se sa në Bashkimin Evropian. 8 herë më të lartë se sa është ndërtuar me paratë e bankave evropiane 1 kilometër në Bapysin e Fierit”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pritjes i erdhi fundi

Story i radhës

Maqedoni: Diferencën e kontributeve të pagës minimale neto të rritur do ta paguajë MPPS-ja

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë