Deputeti i Partisë Demokratike, Roland Bejko u shpreh në një intervistë për Euronews se Sali Berisha lejoi që të futeshin ish-sigurimsa në politikë. Sipas tij dosjet janë përdorur në duart e kryetarëve të partive, kryeministrave apo presidentëve.
“Zoti Sali Berisha e ka përdorur qartazi këtë instrument për të mbajtur në kontroll partinë, atë që ne e krijuam si Parti Demokratike dhe ku shpresuam që brenda Partisë Demokratike do të kishte diversitet mendimesh, do të respektohej fjala e lirë, individi dhe do të bëhej një parti moderne,” – u shpreh Bejko.
Ai tha se 30 vjet më vonë janë po të njëjtët personazhe.
Sipas Bejkos, Berisha e ka instrumentalizuar çështjen e dosjeve, duke mos bërë diçka serioze, por duke lejuar që në sistem të futeshin dhe bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit.