berisha fton ramen ne debat le te dalim dhe te paraqesim programin per qytetaret 67f02c00dafa4

Berisha fton Ramën në debat: Le të dalim dhe të paraqesim programin për qytetarët

April 4, 2025
1 minut lexim

Nga takimi me banorët e zonës së Fushës së Aviacionit në Tiranë, Kryetari i PD, Sali Berisha, ka ftuar këtë të premte në një debat kryeministrin Edi Rama.

Berisha tha se, nëse ka dëshirë, Rama do të ftohet për këtë debat, me qëllim që t’i tregojnë programin qytetarëve shqiptarë.

“Unë nuk kam dëshirë ta takoj kurrë atë njeri, por e ftoj të dalim në debat para qytetarëve”, tha Berisha.

“Lëri ato monologjet çdo mëngjes me zhapa e hardhuca. Urdhëro, zotëri, të dalim, si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë, pa qytetarë, urdhëro zotëri të paraqesim programin tonë për qytetarët tanë dhe për Shqipërinë. Nuk vjen, nuk vjen dot, sepse miq, unë kam kuptuar që ai ka frikë nga vetja e tij. Ai, nga mëngjesi deri në darkë, beson gënjeshtrat e tij. Nxjerr një pasaportë, e prodhuar falas falë asaj reforme që bëri dhe thotë: ja pasaporta evropiane, por harron se ADN e integrimit është ADN e PD-së”, tha Berisha.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

takimi i rregullt vjetor i komitetit te perhershem te asamblese parlamentare te nato s kete fundjave ne shkup 67f026a2353cf
Story i mëparshëm

Takimi i rregullt vjetor i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s këtë fundjavë në Shkup

osmani takoi presidentin e bullgarise diskutuan per forcimin e partneritetit vecmas ne fushen e mbrojtjes 67f035a43d114
Story i radhës

Osmani takoi presidentin e Bullgarisë: Diskutuan për forcimin e partneritetit, veçmas në fushën e mbrojtjes

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë