Berisha fton demokratët: Rikthehuni në shtëpinë tuaj, në këtë kohë historike të misionit më të rëndësishëm të PD-së

September 21, 2024
min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në daljen e tij para simpatizantëve, ka ftuar demokratët të kthehen në atë që ai e quajti shtëpinë e tyre.

“Rikthehuni në këtë kohë historike të misionit më të rëndësishëm të PD-së’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, kauzës së drejtë të Shqipërisë.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve që nga kjo tribunë lirie përcjellin të vërtetat anekënd Shqipërisë dhe trojeve shqiptare.

Një përshëndetje të veçantë mikut tim të vjetër, zotit Luigj Gjoka, përfaqësuesit të shkëlqyer të diasporës sonë, mbështetje e fuqishme e lirisë së shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri.

Mbështetje të veçantë gjithashtu të gjithë shqiptarëve në Miçigan, Nju Jork, Boston, kudo që janë në vendin e madh të lirisë.

Ftesa ime e përzemërt, miqësore, të votojnë për kandidatin apo kandidaten që duan në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.

Le të jenë zgjedhjet e ardhshme zgjedhjet e bashkimit të shqiptarëve për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri.

Për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti, për interesin kombëtar të shqiptarëve.

Të dashur miq, në mbarë vendin ka një optimizëm, ka një frymë bashkimi midis opozitarëve dhe unë përsëri sot ftoj çdo demokrate dhe demokrat, i cili për një arsye apo një tjetër, për një mendim apo një tjetër, për një hatërmbetje apo një tjetër, është veçuar, të rikthehet në shtëpinë e tij, të rikthehet në investimin e tij, të rikthehet në një kohë historike, në një kohë të misionit më të rëndësishëm të PD-së, misionit të përmbysjes me votën e lirë të diktaturës të bazuar në aleancën e Edi Ramës me krimin, me drogën, me vjedhjen e shqiptarëve.

Për çdo shqiptar është një shans i madh, është një oportunitet i veçantë.

Në të vërtetë është shansi i jetës për të përmbysur këtë diktaturë që po zbraz çdo ditë e më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gërvalla takohet me homologen nga Eswatani: Tregon angazhimin tonë për partneritete të qëndrueshme

Story i radhës

Historia e konfliktit midis Hezbollahut dhe Izraelit

Të fundit nga

ShkoLartë