Berisha: Fredi Beleri u nis për në Strasburg si dëshmitar i një procesi mafioz politik

min lexim

Kreu i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se Fredi Beleri, i cili u bë personazh nga 14 maji gjer sot i studiove televizive, u burgos në një kurth antidemokratik vetëm e vetëm se nuk pranoi të kandidojë për Edi Ramën.

Berisha ka theksuar se Beleri është një dëshmitar në tempullin e demokracisë në Parlamentin Europian, i fytyrës së vërtetë të narkoshtetit shqiptar.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush për qëndresën, misionin, guximin tuaj në mbrojtje të kauzës së drejtë të shqiptarëve. Të dashur miq, sot Fredi Beleri u nis për në Strasburg si dëshmitar i një procesi mafioz politik. Por sot, ai që nuk ka fytyrë, Edi Rama, lakenjtë që e ndjekin atë, dolën para shqiptarëve dhe botës ata që janë, të pafytyrë, të pamoral, mafiozë dhe vetëm me interesa mafioze.

Fredi Beleri, i cili u bë personazh nga 14 maji gjer sot i studiove televizive, u burgos në një kurth antidemokratik vetëm e vetëm se nuk pranoi të kandidojë për Edi Ramën. Nuk pranoi të bëhej Vangjel Tavo. E kuptoni ju, nuk pranoi sepse nuk donte të vidhte me Edi Ramën tokat dhe trojet e bashkëvendasve të tij. Nuk pranoi se nuk donte të bëhej përfaqësues mafioz i Edi Ramës, Olsi Ramës, Olta Xhaçkës.

Me qëndrimin e tij, ai i bëri një shërbim demokracisë shqiptare. Pavarësisht se kaloi një kalvar të vërtetë, por nuk u mposht, nuk u dorëzua. Në fund, ai është një dëshmitar në tempullin e demokracisë në Parlamentin Europian, i fytyrës së vërtetë të narkoshtetit shqiptar. I shtetit të mafies, i shtetit të drogës, i shtetit të bandave dhe kriminelëve në pushtet.

Story i mëparshëm

​Osmani e Kurti motivojnë sportistët olimpik: Jeni frymëzimi ynë

Story i radhës

​Aleanca e majtë franceze ndërpret bisedimet për formimin e qeverisë

Të fundit nga