Berisha flet për vdekjen e Bujar Nishanit: Humba një nga miqtë më të mirë

min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli i prekur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë këtë të shtunë, në moshën 56-vjeçare.

Në një intervistë për “Opinion”, ish-kryeministri Berisha e cilësoi Nishanin një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë e më të vyer, ndërsa theksoi se për të është shumë e dhimbshme të humbasë një prej miqve më të mirë të të gjithë jetës politike.

“Bujar Nishani ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar, një nga shërbëtorët më besnikë të shqiptarëve, një nga qytetarët më dinjitoz të shtetit, një nga presidentët që i dha vendit dhe qytetarëve nder çdo ditë që qëndroi si përfaqësuesi më i lartë i tyre në Shqipëri dhe botë.

Ai ishte ministër i Drejtësisë, i Rendit, detyra që i përmbushi me një përkushtim të madh, me transparencë të madhe, me sukses të potë. Përveç tjerash, Bujar Nishani këto 30 vite ka qenë një nga drejtuesit më të rëndësishëm të PD, deputet i saj, drejtues i degës së Tiranës, dhe më vonë ministër. Është një humbje e madhe. Për mua personalisht është një dhimbje shumë e dhimbshme të humbash një prej miqve më të mirë të të gjithë jetës politike.

Ndihem pafundësisht i detyruar ndaj tij, ndihem krenar me miqësinë që patën, krenar me bashkëpunimin e përkryer që ne kemi pasur njëri me tjetrin, dhe që pata një bashkëpunëtor si ai. Bujar Nishani vdiq para kohe, 56 vjeç, por la një trashëgimi të rrallë për të gjithë ata që e kanë njohur”, u shpreh Sali Berisha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Rusia do të ndërpresë nesër furnizimin me gaz për Holandën

Story i radhës

Skandali me “Porta Potty” në Dubai, psikologia: Sadomazokizëm! Mos shkoni aq larg, në hotelet e Tiranës ndodhin…

Të fundit nga