Berisha flet për kontratën me LaCivita: Çdo pagesë do të depozitohet në KQZ

May 8, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me pagesën për konsulentin e tij elektoral, Chris LaCivita, duke e cilësuar atë si një proces tërësisht transparent.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë ccështje, Berisha ka theksuar se kontrata dhe pagesa do të depozitohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) sipas kërkesave ligjore.

“Kontrata do të depozitohet sipas ligjit, është 100% transparente dhe e pastër,” ka deklaruar Berisha gjatë një konferencë për shtyp.

Sali Berisha: Partia Demokratike ka një kontratë me Chris LaCivita, absolutisht jo për lobim. Për këtë të jeni 100% të sigurtë. Kontrata me Chris LaCivita është kontratë për konsulencë elektorale dhe këto janë të ndryshme në ligjin amerikan. Pra, kjo është e vërteta. Por siç keni parë çështja ime ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra analistëve nga më të shquarit. Me dhjetëra shkrime dhe këtu një gazetar përsëri, që unë nuk e njoh atë gazetar, më thonë që qenka korrespondent në Shtëpinë e Bardhë, është një gazetar që ka drejtuar një pyetje në zyrën përkatëse të marrëdhënieve publike të DASH.

LaCivita nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Do të paguhet patjetër për konsulencë elektorale. Shiko, çdo pagesë, çdo transaksion do të depozitohet në kohën e duhur në KQZ, siç e kërkon ligji. Por mos harroni, sigurisht LaCivita është personaliteti më i shquar në fushë domenin elektoral që ka shkelë ndonjëherë në Shqipëri. Unë e kuptoj kureshtjen normale të gazetarëve. Por këtu kompani konsulence ka pasur gjithnjë dhe mund të ketë 2-3 kompani dhe është një standard normal sot, për të gjithë. Kontrata do të depozitohet siç e kërkon ligji. Ju siguroj se është 100 përqind korrekte dhe e pastër.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ndryshimet në Ligjin për Inspektoratin e Përdorimit të Gjuhëve kaluan filtrin e komisionit

Story i radhës

Lutfi Haziri: Zgjedhjet s’janë shpresë, Qeveria tranzitore të paktën deri në mars do t’i jepte oksigjen vendit

Të fundit nga

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë