berisha flet per bashen leshonte komunikata duke shkarkuar njerin e tjetrin ne i dhame fund kesaj 627fe41795186

Berisha flet për Bashën: Lëshonte komunikata duke shkarkuar njërin e tjetrin! Ne i dhamë fund kësaj

May 14, 2022
1 minut lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e Fierit, deklaroi se autokracia brenda PD-së ka marrë fund.

Sipas tij, ish-kryetari Lulzim Basha lëshonte komunikata për të shkarkuar njërin dhe tjetrin, ndërsa me rikthimin e Berishës, kjo merr fund.

“Mori vendime që nuk bëhet demokracia. Nuk i marrin as partitë marksiste leliniste. Kështu që ngritja juaj në këmbë, nuk ishte asgjë tjetër përveçse një betejë kundër autokracisë për të rivendosur normat demokratike. Ishte një betejë mes legjitimes dhe jo legjitimes. Nuk ka betejë më të rëndësishme për një shoqëri të lirë. Nëse duam të jemi të lirë, duhet të zbatojmë ligjet. Ndër të tjera na diktojnë se liria e gjithësecilit prej nesh, përfundon aty ku fillon liria e tjetrit.

Ju e patë si u bëmë ne. Lëshonte komunikata, shkarkohej ky e ai. gjithçka bëhej në mënyrë të paligjshme. Kurse ne u ngritëm kundër këtij arbitrariteti, kundër këtij ilegjitimiteti dhe çdo gjë që bëjmë deri sot e bëmë bazuar në votën e lirë. Kjo ka një rëndësi kapitale, nëse nuk jemi parti e votës së lirë, ne do ishim fatkeqësi kombëtare për vendin. Misioni i çdo kombi është liria. Ne shkelmonim lirinë brenda vendit tonë” – tha Berisha.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nuk ka zgjidhje per kontestin shkup sofje qeveria bullgare me 22 maj nuk do te vije ne shkup 627fdcd427284
Story i mëparshëm

Nuk ka zgjidhje për kontestin Shkup-Sofje, qeveria bullgare më 22 maj nuk do të vijë në Shkup

presion joparimor dhe ilegjitim i be se ndaj kosoves 627fe45b738b7
Story i radhës

Presion joparimor dhe ilegjitim i BE-së ndaj Kosovës

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë