Në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të PD-së, kryedemokrati Sali Berisha ka mbyllur fjalimin e tij me një thirrje për demokratët.
Ai ka theksuar se jetën do e japin dhe votën nuk do e falin duke thënë se “Azem t’i je gjallë.
Berisha: PD u themelua 32 vite më parë, para së gjithash si parti e lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, njerëzve më të shtypur të planetit. U themelua si parti e vlerave demokratikë. PD u themelua si një parti e vlerave tradicionale të kombit shqiptar. Ajo u themelua si parti atdhetare, gardiane dhe avokate e interesit dhe çështjes kombëtare. Kjo parti arriti në qeverisjen e saj rezultate në shumë aspekte të jashtëzakonshme. Arriti të dëshmohet lokomotive e proceseve integruese. Arriti në vendin e hiperkolektivizmit total në një hark kohor të vendose tregun e lirë. Sot jemi më të fuqishëm se çfarë ishim në 1990. Sot misioni bazë është të rikthejë votën e lirë për qytetarët shqiptarë. Motoja do të jetë, jetën e japim votën nuk e falim. Do ta përmbysim këtë kalbësirë. Nuk do të kursejmë asgjë, jetën e japim dhe votën s’e falim. Azem t’i je gjallë.