berisha e ironizon me shqiptaret ne breshia ministreshat e stolisura si sulltaneshat e zululandit kercyen vallen e hajdutit 67fbed626d726

Berisha e ironizon me shqiptarët në Breshia: Ministreshat e stolisura si sulltaneshat e Zululandit kërcyen vallen e hajdutit

April 13, 2025
1 minut lexim

Sali Berisha komentoi çeljen e fushatës së socialistëve dje në Tiranë me valle në sheshin Skënderbej. Berisha vuri në dukje veshjet e shtrenjta të ministreve të Ramës teksa kërcenin valle, ku binte në sy rripi i Belinda Ballukut, që kushtonte 1200 euro.

Berisha e quajti Ramën “Toto Rina” që hapi fushatën më të shkretë të Partisë Socialiste.

Më tej, pati dhe një koment për pasaportën europiane të Ramës, që për Berishën ka fytyrën e Taulant Ballës, Erion Veliaj dhe të bandave.

Berisha: Dje Toto Rino i Shqipërisë, paraqiti programin. Hapi fushatën më të shkretë që ka hapur ndonjëherë ajo parti që nga koha e PPSH. Falënderoi socialistët e Tiranës që e lanë në vetminë më të madhe. u treguat patriotë.

Programi ynë për të gjithë shqiptarët. U përpoq të mbuloj dështimin me vallen e ministresha të stolisura si sulltanesha e Zululandit me aksesore nga më të kushtueshmit. Në fjalën e tij hallet e qytetarëve nuk ekzistojnë. E mbyllën programin me vallen e hajdutit. 11 maji po vjen, është fundi juaj, ligji ju pret.

U tundi shqiptarëve pasaportën europiane. Pasaporta europiane e Edi Ramës, ka fytyrën e Taulant Ballës. Erion Veliajt, e bandave dhe Suel Çelës. T’i japim përgjigjen që meriton.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

taravari asnjehere nuk kam pasur lakmi per pushtet sistemet nuk jane edhe aq ceshtje emrash jane ceshtje grupimesh 67fbe8079bec0
Story i mëparshëm

Taravari: Asnjëherë nuk kam pasur lakmi për pushtet, sistemet nuk janë edhe aq çështje emrash, janë çështje grupimesh

rrefimi i ish diplomates si nje shishe vere nga rahoveci shkaktoi perplasje diplomatike mes japonise dhe rusise ne keshillin e sigurimit 67fbf6ca6033e
Story i radhës

Rrëfimi i ish-diplomates: Si një shishe verë nga Rahoveci shkaktoi “përplasje diplomatike” mes Japonisë dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit

Të fundit nga

ShkoLartë