berisha dua tu drejtohem te gjithe atyre forcave politike qe e shpallin veten opozitare dilni nga studiot kapni sheshet rruget 661d7676e48b0

Berisha: Dua t’u drejtohem të gjithë atyre forcave politike që e shpallin veten opozitare, dilni nga studiot, kapni sheshet, rrugët

April 15, 2024
1 minut lexim

Në fjalën e mbajtur poshtë shtëpisë së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje opozitarëve që të dalin nga studiot dhe të kapin sheshet dhe rrugët e Tiranës.

Sali Berisha: Të dashur të rinj dhe të reja, studente dhe studentë, gjimnaziste dhe gjimnazistë. Ju që keni shpirtin më të pastër në shoqërinë shqiptare, idealet më fisnike: ngrihuni në këtë lëvizje pa kthim, në këtë betejë pa kthim, në këtë mosbindje civile sepse e ardhmja për këtë komb është një greminë e frikshme. Dua t’u drejtohem të gjithë atyre forcave politike që e shpallin veten opozitare, dilni nga studiot, kapni sheshet, rrugët.

Opozitar sot është vetëm ai që pranon të përballet dhëmb për dhëmb me këtë armik të egër.

Provojeni veten, bashkohuni të gjithë se të keqe të tillë Shqipëria nuk ka parë në histori. Qytetarë dhe qytetare, merrni në dorë Kushtetutën se Kushtetuta është shndërruar në Olta Xhaçkë. Se parlamenti është shndërruar në Edi Ramë dhe Linda Nikolla. Merrni në dorë Kushtetutën se Kushtetuta është ligji themelor i një shteti demokratik. Mos pranoni që kriminelë të shkelmojnë mbi Kushtetutën për të mbrojtur krimet e tyre.

MARKETING

RENT A CAR

rrahje mes dy grupeve ne burgun e shtipit lendohet nje i punesuar 661d7510639b3
Story i mëparshëm

Rrahje mes dy grupeve në burgun e Shtipit, lëndohet një i punësuar

tragjedia ne sheshxhirim denohet me 18 muaj burg 26 vjecarja qe i dha armen aktorit alec baldwin 661d79c07400d
Story i radhës

Tragjedia në sheshxhirim, dënohet me 18 muaj burg 26-vjeçarja që i dha armën aktorit Alec Baldwin

Të fundit nga

ShkoLartë