Berisha drejt largimit nga Reimsi

May 18, 2022
1 minut lexim

Eksperienca e Valon Berishës në futbollin francez duket se po shkon drejt fundit.

Reimsi po planifikon ta shesë futbollistin i Kosovës në afatin kalimtar të verës.

Mediat franceze raportojnë se mesfushori, bashkë me shokun e skuadrës, Anasasios Donis, janë vënë në listën e transfereve nga klubi i Ligue 1.

29 vjeçari i ka zhvilluar 13 ndeshje në kampionatin francez këtë sezon, ndërsa e ka bërë një asistim.

Futbollisti i rritur në Suedi dhe i cili e përfaqësoi Norvegjinë para se t’i bashkohej Kosovës, ka kontratë me Reimsin deri më 30 qershor të vitit 2024.

Por, ai nuk i ka përmbushur pritshmëritë e klubit francez, i cili e kishte blerë nga Lazio në vitin 2020.

Tash, Reimsi është duke kërkuar klub blerës për mesfushorin me tipare ofanzive, por që ka aftësi edhe në aspektin defanziv.

Duhet pranuar se Berisha ka pasur rënie të formës në vitet e fundit, si në nivelin e klubeve ashtu edhe në atë me Kombëtaren e Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Gjuha e qeverisë dhe e medias tradicionale

Story i radhës

​OVL e UÇK-së: Gjykata Speciale sot dënoi njerëz të pafajshëm

Të fundit nga

Sinner,e Zverev avancojnë pa probleme

Janë luajtur në Paris ndeshjet e raundit të dytë në grand slam të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè. Vuan disi por në fund fiton edhe tenisti gjerman
sqmken
ShkoLartë