Berisha: Do krijojmë një front opozitar të gjerë, është i domosdoshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se do të krijojnë një front opozitar pasi është i domosdoshëm.

Në fjalën e tij, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ai tha se fronti opozitar do të shërbejë për përmbysjen e regjimit.

“Në analizën tonë ne kemi statutin për bazë, ndaj jeni të ftuar që në përputhje me statutin, duke pasur parasysh se asnjë analizë e jona nuk mund të errësojë faktin që kjo farsë elektorale nuk mund të njihet, nuk mund të pranohet. Po të pranojmë këtë farsë ne, e ulim kokën, futemi nën tavolinë. Ne do ngrihemi. Do bëjmë atë që nuk e kemi bërë gjer më sot. Ky ka kapur çdo pushtet, çdo gjë. Kjo e vështirëson, por nuk e bën të pamundur misionin tonë. Ne do bëjmë gjithçka për një front opozitar, sa më të gjerë. Natyrisht me partitë politike opozitare të vërteta, me grupe, me organizata, me individë influentë.

Por një front opozitar është i domosdoshëm, qoftë për përmbysjen e këtij regjimi në një lëvizje të fuqishme demokratike, qoftë për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës të gjerë të frontit opozitar, ku opozita të rikthehet në pushtet. Është gusht, fundi i kohës se fillon e ngjitet. Por ne duhet të bëjmë gjithçka që të mos humbasim asnjë kohë sepse detyrat i kemi jo të lehta, por absolutisht të përballueshme”- tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Deputetja e LDK’së kundër udhëzimit për largimin e kryetarëve: Do të ishte jokushtetues dhe jo ligjor, këto janë arsyet

Story i radhës

Furnizimi me barna esenciale i pamjaftueshëm për pacientët në Ferizaj

Të fundit nga