Berisha “dirigjon” tensione para Kryesisë/ Analisti Meçe: Miti i paprekshmërisë së tij ka rënë

Analisti Arben Meçe analizoi veprimet e deputetëve të krahut të Berishës, të cilët u ngjitën nëpër kangjella dhe arritën të hynin nga dritarja në Kryesinë e Kuvendit. Ai tha se kjo është e qartë se opozita ka për synim të bllokojë punimet e parlamentit.

“Nuk duan të lejojnë parlamentin të bëjë punën e vet. Berisha u ballafaqua me rënien e mitit. PS nuk pranon asnjë nismë nga firma e “non grata””, tha ai.

Analisti gjatë intervistës në “Ora e Fundit” theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha ka investuar për 30 vjet rresht në mitin e paprekshmërisë, por ky mit tashmë është rrëzuar pas veprimeve të SPAK.

“Berisha historikisht në 30 vjet ka investuar dhe ka abuzuar me mitin e paprekshmërisë së tij dhe për hir të mitit të tij në 97 dogji Shqipërinë, më 21 janar ka vrarë kate persona. Berisha tashmë mitin e paprekshmërisë e ka të rrëzuar”, shtoi ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tetova rrezikon të mbetet pa ujë, komuna përgjegjësinë e hedh tek qytetarët

Story i radhës

Java e modës në Athinë, stilistë grekë dhe serbë zgjedhin modelin shqiptar

Të fundit nga