Kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, ka bërë thirrje para ndeshjes së madhe me Rumaninë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova është e mobilizuar dhe kërkon fitore të premten e kësaj jave (20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova e ka të qartë se ku është e rrezikshme Rumania dhe aty do të synojë që të amortizojë, që me një lojë të mirë të arrijnë fitoren në hapje të edicionit të ri.
“Kosova është e të gjithëve, Kosova është e dardanëve.
Në emër të tifogrupit DARDANËT, u bëj thirrje të gjithë anëtarëve tanë gjithandej vendit që të vijnë te lokali i “fanclub”-it qysh nesër për t’i marrë biletat për ndeshjen Kosovë – Rumani. Rreth orës 18:00 në shtëpinë tonë të përbashkët do ta bëjmë shpërndarjen e biletave.
Pra, ritheksoj: -e vetmja adresë për bileta për çdo anëtar të DARDANËVE është ekskluzivisht vetëm “fanclub”-i ynë dhe asnjë kontakt tjetër telefonik (qoftë edhe i imi) apo vend tjetër. Në këtë lokal janë të mirëpritur jo vetëm anëtarët e tifogrupit tanë, por edhe çdo tifoz i Kosovës ose çdokush që ndjen për këtë kombëtare. Kjo është shtëpia e të gjithë atyre që e duan dhe mbështesin Kosovën. Pse jo, ejani, vizitojeni lokalin dhe kontribuoni për të, duke u shërbyer me pije apo me produkte tjera.
Besa, besë. Gjithmonë me Kosovën. Gjithmonë për Kosovën!”, ka bërë thirrje Berisha/
Burimi: botasot.info