Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se sulmi ndaj tij ishte i organizuar nga një kriminel i dërguar nga kryeministri Rama.
Berisha tha se megjithëse ai mund të qëllohej dhe vritej, kauza e drejtë nuk vdes kurrë dhe për këtë tha se do t’ja vërtetonte edhe Ramës.
Ai shtoi se me shqiptarët e ndershëm do të luftojnë për votën e lirë, e cila do të jetë edhe motua me të cilën sipas tij do të luftohet Edi Rama.
Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me Kuvendin Kombëtar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në përkujtim të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë.
“Miqtë e mi, Forumi dhe PD prej një viti u angazuan në një përpjekje të madhe për të vendosur votën brenda tyre në pjedestal. Zhvilluam primaret, referendumet, që secili prej jush të ketë dinjitetin e vetë, të vendosë me votën e tij. Ne do bëjmë gjithçka t’i garantojmë çdo shqiptari, atij që na voton dhe atij që s’na voton. Sot si 40 vite më parë në pushtet është një klikë që urren shqiptarët, që e ka shnderruar shtetin në një mjet për plaçkitjen e votës.
Në qytet është një nejri që ka krijuar një armatë të tërë patronazhistësh, që terrorizojnë nënat, motrat e baballarët tuaj. Është një njeri që po bën gjithçka për narkotrafikantët, që po u ofron pasaportat e arta. Pasuritë përrallore që ka ky vend, ju jeni të rinj, por mbajeni mend, nuk ka vend me pasuri përrallore si Shqipëria. Por ky këto pasuri i ka kthyer në një mallkim për ju, për nënat dhe baballarët tuaj. Prandaj edhe ata largohen, sikur të ishte vend i mallkuar. Rama e shndërron në një vend që Shqiptarët besojne se nuk mund të ndërtohet e ardhmja. Por ju do ia dilni, sepse jemi të gatshëm të luftojmë çdo armik të Shqipërisë, çdo pushtues të saj, çdo mafie të saj. Rama, ky frikacak, nxjerr një kriminel në rrugë që qëllon.
Por një njeri mund të gjuhet e vritet, por kauza nuk vdes kurrë o mjeran. Ne do të vërtetojmë se kauza jonë do të jetojë, se Shqipërinë sta japim kurrë, se votën e lirë sta japim kurrë. Do ta luftojmë Ramën me moton “jetën e japim, por votën nuk ta falim. Mjerë ti që ke prekur votën tonë”, u shpreh Berisha.