Berisha: Arrestimi i Amant Josifit, ortakut të Olsi Ramës në Dubai u mbajt i fshehtë për një javë

min lexim

Këtë të enjte u njoftua arrestimi në Dubai i ish-këshilltarit të Olta Xhaçkës në ministrinë e Jashtme, Amant Josifi.

Por nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ky arrestim u mbajt i fshehur për një javë nga ministri Taulant Balla.

“Prej një jave, kupola e krimit të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare, i fshehin publikut një operacion spektakolar të autoriteteve ligjvënëse spanjolle, të cilat idenifikuan dhe arrestuan në Dubai, mikun e ngushtë gjer në ortakëri të Olsi Ramës, Amant Josifi.

Amant Josifi është një hajdut i paimagjinueshëm, i cili përmes call-center ka plaçkitur pensionistë europianë në shumën totale rreth 2.2 miliardë euro.

Si ndodhi kjo?

Amant Josifi ishte këshilltari i Olta Xhaçkës dhe djali i nëpunëses së parë civile të shtetit, Strakosh.

Por Amant Josifi kishte lidhje shumë më të fuqishme sesa Oltën dhe Strakoshën, kishte vetë Olsi Ramën.

Nëse call-centerat e tjera sulmoheshin ditë e natë nga tatimorët, nga policitë e ndryshme, kishte një call-center e cila zmadhohej çdo javë.

Punonjësve të call-centerave u thuhej të vinin të punonin te ne, se kemi mbrojtje politike, se mbrojtja jonë është Olsi Rama, Edi Rama faktikisht.

Në këtë rast del që mbahet një javë fshehtas në Dubai nga Taulant Balla dhe Edi Rama”, deklaroi Berisha.

Kujtojmë se më 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me “Milton Group” dhe arrestoi 4 të dyshuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Finlanda fillon të përdorë gardhin prej 3 km në kufirin me Rusinë

Story i radhës

“Urime, Kosovë! Bravo, Albin!”/ Ironia e Tomë Gashit për takimin në Bruskel rreth asociacionit

Të fundit nga