berisha angazhimi i qeveritareve ne industrine turistike element jashtezakonisht i demshem 67ff8d91a2b83

Berisha: Angazhimi i qeveritarëve në industrinë turistike, element jashtëzakonisht i dëmshëm

April 16, 2025
min lexim

Kreu i PD, Sali Berisha hodhi akuza drejt qeverisë se ka favorizuar persona të lidhur me krimin.

Ai u shpreh se po marrin mbështetje në turizëm persona si Pëllumb Gjoka apo ndonjë tjetër se ka plot si ata, “që marrin leje për hotele, i kanë motele, ua shpallin me 5 yje hotelin, u japin dhe licenca kazinosh, atij të Sinaloas, Luftim Hysit, i cili natyrisht me të ardhurat e Sinaloas e dëmton thellë industrinë turistike”.

Berisha: Industria turistike përballet me shumë vështirësi. Nuk ka një mbështetje. Mbështetje kanë disa si Pëllumb Gjoka apo ndonjë tjetër se ka plot si ata, që marrin leje për hotele, i kanë motele, ua shpallin me 5 yje hotelin, u japin dhe licenca kazinosh, atij të Sinaloas, Luftim Hysit, i cili natyrisht me të ardhurat e Sinaloas e dëmton thellë industrinë turistike.

Nuk i ka të ardhura nga puna e tij. Narkoeuro është një monedhë toksike për industrinë turistike, për eksportet, për ekonominë shqiptare. Mirëpo në një narkoshtet, nuk ka narkoshtet pa monedhën e vet dhe narkodiktatori, i cili i ka shndërruar këto titujt strategjikë në bixhozin më të madh jo në Shqipëri, por në Europë.
Se një titull i tillë shpërblehet me miliona narkoeuro.

Plus angazhimi i qeveritarëve në industrinë turistike është një element tjetër jashtëzakonisht i dëmshëm.
Tani kur Olta Xhaçka shkon dhe vjedh me bashkëshortin 10 mijë metër katrorë tokë publike dhe e paraqet si tokë të veten të trashëguar, a mund të më thoni ju se çfarë i mbetet këtij operatori, këtij investitori që e blen tokën 150 euro apo 100 euro për të ndërtuar?

Edi Rama vetë shkon dhe merr 225 mijë metër katrorë tokë me emrin e nënës së vet dhe vëllait, tokë pa asnjë dokument kadastral. Tokë pa asnjë dokument që të faktojë se ka qenë e konfiskuar nga regjimi komunist.
Tokë, e cila kujtdo mund t’i përkiste, por jo Kolekëve, pasi vetë Spiro Koleka thotë se nuk kishin tokë. Ai thotë nuk kishim tokë, nipi i tij bëhet me 24 hektarë se u bë kryeministër. Mirëpo kjo e vret konkurrencën e ndershme në mënyrë barbare. Vilma Nushi. Nushët më të varfrit aty. Shkon dhe ndërton fshatin turistik pa leje, pa asgjë.
Në këtë aspekt, këta zotërinj që i mbijetojnë kësaj konkurrence, kësaj xhungle që ka krijuar qeveria në këtë industri, janë heronj të vërtetë sepse janë të vendosur në kushtet më të pabarabarta.

Kudo industria është delikate. Kudo hoteleria është delikate. Kudo sistemi i restoranteve është delikat dhe kërkon një menaxhim të zotin, por kërkon edhe rregulla të ndershme. Kurse këta përballen me një xhungël të vërtetë që udhëhiqet nga qeveritarët.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

pthp prilep dokumentacioni i mbledhur per spitalin e prilepit do te analizohet 67ff883223b89
Story i mëparshëm

PTHP Prilep: Dokumentacioni i mbledhur për spitalin e Prilepit do të analizohet

zkm njofton per vendimet qe u moren ne mbledhjen e sotme 67ff96f1a5683
Story i radhës

ZKM njofton për vendimet që u morën në mbledhjen e sotme

Të fundit nga

Fiat rikthen një tjetër legjendë!

Pasi u prezantua Fiat Grande Panda, dhe së shpejti edhe SUV Pandissima, u konfirmua një model tjetër të ri nga marka italiane. Fiat Campagnola X mund të shënojë rikthimin e SUV-it legjendar

Lot dhe atmosferë elektrizuese

Lot dhe atmosferë elektrizuese, si e festuan zikaltrit e Interit (4:3 pas vazhdimeve) kualifikimin në finalen e Champions-it! Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. Zikaltrit kanë elIminuar Barcelonën me
ShkoLartë