“Bëri lum që një serb u bë mysliman”/ Kimete Berisha i reagon Shefqet Krasniqit: Mos i mashtro njerëzit, kjo është djallëzore

August 16, 2023
min lexim

Të mërkurën nëpër rrjete sociale e media qarkulloi një video ku në një xhami të Prishtinës një qytetar serb në prani të hoxhës Shefqet Krasniqi u konvertua në fenë islame.

Kjo ngjarje ngjalli reagime të shumta, për faktin se hoxha Shefqet Krasniqi e quajti edhe “vëlla” qytetarin e komunitetit serb që e “përqafoi” fenë islame.

Për këtë ka reaguar edhe analistja Kimete Berisha, e cila tha se Hoxha nuk duhet t’i mashtrojë njerëzit duke u thënë se me një kthim në fe u falen mëkatet.

“Mos e keqpërdor fenë islame, mos i josh keiminelët e mëkatarët e mëdhenj, mos i josh vrasësit e përdhunuesit duke u garantuar se në çastin kur e ndërrojnë fenë e tyre e bëhem myslimanë, u fshihen të gjjtha krimet”, u shpreh mes tjerash Berisha.

Ajo i bëri hoxhes thirrje që të mos bëj “biznes” me mëkatet.

Reagimi i plotë:

Tregtia e hoxhës me mëkate!

Mos i mashtro njerëzit hoxhë, se Zoti nuk fal.

Se sikur të falte Zoti nuk do të ekzistonte Ferri.

Fajet nuk shlyhen kurrë, as me vuajtje, as me ndëshkim, as me

hakmarrje, as me vetëvrasje.

Mos e keqpërdor fenë islame, mos i josh keiminelët e mëkatarët e mëdhenj, mos i josh vrasësit e përdhunuesit duke u garantuar se në çastin kur e ndërrojnë fenë e tyre e bëhem myslimanë, u fshihen të gjjtha krimet.

Nuk u fshihen mëkatet.

Hoxha Shefqet Krasniqi dukej sikur u bë dynjaja e tij që një serb (për të cilin nuk di gjë), u bë mysliman.

Ani çka që u bë mysliman?

A i bie mirë serbit a ty që serbi u bë mysliman!

Pse gjithë kjo dalldi?

A s’ka filtra, nuk zgjedhni ju, apo kushdo mund të bëhet mysliman?

Mjafton që dikush të bëhet mysliman e ju t’ua falni krejt mëkatet!

Hoxha Shefqet Krasniqi tha se nuk ka mëkat që nuk i falet atij që bëhet mysliman.

Kjo është joshje djallëzore, tragjike, johumane, joetike.

Mos i mashtro njerëzit.

Hoxha Shefqet Krasniqi bëri lum që një serb u bë mysliman, aq shumë u shkri nga gëzimi sa që ia ‘fshiu’ krejt gabimet.

E quajti ‘vëlla’, e uroi njëmijë herë (si lypësar), ia dëshiroi xhenetin për së gjalli.

E puthi shkllap-shkllap në faqe.

Tha që serbi që u bë mysliman është më i miri prej krejtve…se ne të gjithë i lakmojmë këtij…

A po çmendesh a?

Kush është kah lakmon të jetë serb i konvertuar në mysliman?

Mos i mashtro njerëzit.

Se as nuk je ti që fshin mëkate, as nuk je ti ai që vendos se kush është më i miri.

Tregoju njerëzve të vërtetën: Çdo gabim do ta paguajnë.

Edhe nëse e lanë me burg, edhe nëse e lanê me gjak, e edhe nëse krejt dynjaja ta falin kabahatin, e edhe nëse Zoti ta fal – ti vetes nuk ia fal.

Çfarë magjie është kjo t’i premtosh njeriut se do t’ia falësh mëkatet.

Duhet t’i mësosh njerëzit të mos bëjnë mëkate, t’i parandosh mëkatet, e jo të bësh biznes me gjynahe!

P.S. Çfarë mërzie, o Zot!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Stojanovski: Nëse nuk e marrim pagën e korrikut, të punësuarit në NQP të premten sërish në protesta

Story i radhës

Helikopterët Mi-171 dhe Bell 412, kanë hedhur mbi 35 tonë ujë dhe e kanë shuar zjarrin në Llozovë

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë