Bëri gabim fatal ndaj Bolonjës, ja çfarë i ndodhi Radus pas ndeshjes

April 27, 2022
1 minut lexim

Portieri i Interit, Ionut Radu, ishte i shqetësuar pas ndeshjes me Bolonjën pasi gabimi i tij fatal solli fitoren e Bolonjës dhe kjo humbje mund të ndikojë direkt në humbjen e titullit kampion, por shokët e tij të skuadrës, veçanërisht Denzel Dumfries e ndihmuan atë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

Portieri 24-vjeçar po bënte paraqitjen e tij të parë në Serie A në këtë sezon, vetëm e dyta në përgjithësi pas fitores 3-2 në Kupën e Italisë ndaj Empolit në janar.

Ai u mposht nga një goditje me kokë nga Marko Arnautovic, më pas në minutat e fundit gabimi i tij ishte i pabesueshëm duke e humbur topin afër portës dhe kjo mundësoi që Nicola Sansone t’i jepte Bolonjës fitoren 2-1.

Ai u rrethua nga kamerat pas ndeshjes, por lojtarët tjerë të Interit u përkujdesën që vëmendja të mos jetë e gjitha mbi atë.

Dumfries shkoi një hap më tej dhe qëndroi para një kamere televizive për t’i penguar ata të filmonin Radun që kishte shpërthyer në lot, duke e mbrojtur portierin nga sytë kureshtarë.

This error from Inter keeper Ionut Radu away at Bologna may have just handed the Serie A title to their city rivals Milan on a silver platter.

Mad, mad stuff.

pic.twitter.com/Cst6YZ4GSo

— HLTCO (@HLTCO) April 27, 2022

Alex Cordaz, Joaquin Correa dhe Federico Dimarco gjithashtu u mblodhën për ta shoqëruar atë jashtë fushës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Takimi në Katedrale, çfarë i thanë Osmani dhe Kurti Sekretarit Blinken

Story i radhës

Lazim Destani në Samitin “BE takon Ballkanin”

Të fundit nga

ShkoLartë