Bëri bujë/ Qarkulloi se i dha informacion Donaldit dhe produksioni fiku kamerat, reagon ‘flakë për flakë’ Mozzik

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar të ‘Big Brother Vip’, reperi Mozzik surprizoi banorët duke performuar disa prej këngëve të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Mozzik tregoi qartë se mbështet Donaldin, ndërsa ky i fundit u lumturua jashtëzakonisht shumë.

Reperi i njohur i uroi fitoren, ndërsa Arbana ndërhyri për të thënë se është mendimi vetëm i Mozzik dhe më pas artisti vijoi performancën.

Image

Postimi i Mozzikut

Ditën e sotme, ka shpërndarë videon që është publikuar në llogarinë zyrtare të Donaldit dhe shkruan: “Ti vjen nga Vlora o vlla, ngrite edhe njëherë flamurin si duhet. T’përqafoj e t’pres jashtë! Mbreti Donald”.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidentit italian i kërkohet të mbajë edhe një mandat

Story i radhës

Kritika e trajnerit

Të fundit nga