​Berat, rrugët e lashta me kalldrëm drejt restaurimit

min lexim

Në Shqipëri, qyteti i Beratit vizitohet nga turistë nga e gjithë bota. Në qytetin 2400 vjeçar, që u bë pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2008, rrugët më kalldrëm po restaurohen, por autoritetet lokale po përpiqen të gjejnë gurgdhendës, ndërsa shumë të rinj po largohen nga vendi.

Qyteti antik i Beratit në Shqipëri është një nga qytetet që pret një numër të lartë turistësh. Qyteti 2400 vjeçar, që u bë pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2008, është i njohur për shtëpitë e tij të bukura me mure me gurë të bardhë, me dritare të mëdha prej druri që mbulojnë faqet e kodrave.

Shumë punëtorë synojnë të përfundojnë misionin e tyre për të restauruar pothuajse çdo rrugë me kalldrëm në lagjen Mangalem, shtëpia e Xhamisë së Sulltanit të shekullit të 16-të, më e vjetra në Shqipëri.

Por autoritetet lokale po hasin në vështirësi për të gjetur të rinj që janë të gatshëm të mësojnë artin e punimit me gur. Pagat e ulëta kanë dëtyruar shumë të rinj të largohen nga vendi. Pjesa më e madhe e punonjësve janë nga 60 vjeç e sipër.

Punëtori më i ri është 38-vjeçari Agron Kucuku. Ai ka më shumë se 15 vjet që punon me gurë. Eugen Kallfani, arkitekt dhe drejtues i departamentit të trashëgimisë kulturore të qytetit, e përshkruan Beratin si një “muze të gjallë në natyrë” që është unik për shkak të punimeve me gurë. Puna për restaurimin e rrugëve filloi në janar, me një pauzë të shkurtër gjatë verës. Tani puna ka rifilluar dhe projekti pritet të përfundojë në janar të vitit 2023./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Skenderaj mposht Feronikelin

Story i radhës

Dortmundi importon tre pikë nga Frankfurti 

Të fundit nga