berat gjimshiti rikthehet ne ndeshjen me leccen 680ab3518ffb0

Berat Gjimshiti rikthehet në ndeshjen me Leccen

April 24, 2025
1 minut lexim

Berat Gjimshiti vazhdon të rikuperohet nga dëmtimi në këmbën e  djathtë që pësoi kundër Milanit dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen që Atalanta do të luajë kundër Lecces.

Shtyrja për të dielën për shkak të vdekjes së fizioterapistit, Graziano Fiorita, i lë mbrojtësit shqiptar edhe dy ditë për t’u rikthyer në grup.

Seanca e mëngjesit të së premtes dhe pasdite të së shtunës do të pasohen me një kontroll mëngjesin e ditës së ndeshjes.

Ndërsa mbrojtësi kuqezi vazhdon të punojë në fushë, kolegu i tij, Stefan Posch nuk ka bërë ndonjë përparim dhe me siguri do të jetë sërish i disponueshëm në Monza të dielën më 4 maj. Austriaku vuan nga një dëmtim muskulor në tendinën që nga 6 marsi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

deklaratat e kudusi lames per tahir zemajn reagon armend zemaj ti sje meritor as i drejte per ty ka rendesi vec leku 680aaf8ad416d
Story i mëparshëm

Deklaratat e Kudusi Lamës për Tahir Zemajn, reagon Armend Zemaj: Ti s’je meritor as i drejtë, për ty ka rëndësi veç leku

ministri francez be ja dhe shba ja larg arritjes se marreveshjes per tarifat 680ab6d6175fd
Story i radhës

Ministri francez: BE-ja dhe SHBA-ja, larg arritjes së marrëveshjes për tarifat

Të fundit nga

ShkoLartë