Berat Gjimshiti: Rezultat i keq, kërkoj falje për gabimin

June 6, 2022
1 minut lexim

Berat Gjimshiti shprehu keqardhjen për gabimin që i kushtoi një gol Shqipërisë ndaj Islandës.

Mbrojtësi i Atalantës kërkoi falje për atë pasim të gabuar, por shprehu bindjen se Shqipëria, duke shmangur pikërisht këto gabime, do ta mbyllë në vendin e parë në grup.

“Të them të drejtën, për mua është rezultat i keq. Në pjesën e parë luajtëm më mirë, pastaj në të dytën jo mirë, bëmë gabime. Te goli bëra unë gabim. I kërkoj falje skuadrës. Jam i zhgënjyer me veten, kishim mundësi ta fitonim ndeshjen.”

Të njëjtat gabime: “E vështira të them pse. Te gabimi im mund të flas për veten. Ishte një gabim teknik, doja ta hiqja topin në anësore por e kapa keq dhe e dhashë si asist.”

Reagimi jo i duhur: “Jo vetëm unë por edhe të tjerët që kanë eksperiencë duhet të ndihmojnë të tjerët. Të them të drejtën ishte e vështirë ta rregulloja lojën të ishe më agresiv. Çdo lojtar që ishte në fushë u mundu të jepte maksimumin. Ishim kundërshtarët më agresivë.

Objektivi, i arritshëm: “Erdhëm këtu me një qëllim, për ta fituar ndeshjen, pasi e dimë që kemi skuadër me cilësi. Duhet të jemi të vetëdijshëm për cilësitë tona. Sigurisht nëse nuk i bëjmë ato gabime që bëmë sot do ta lëmë pas Islandën dhe do ta fitojmë grupin”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ahmeti: 80% e ish-ushtarëve të UÇK-së sot janë në polici dhe ushtri

Story i radhës

Bekteshi: Deri në fund të javës do të vendosim nëse do të intervenohet në pjesën e çmimeve

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë