20250419 192736

Beqiri: Taravari nuk bashkon, ai kontaminon çdo projekt politik që prek!

April 19, 2025
1 minut lexim

Rënia politike e Taravarit nuk ndodhi rastësisht, ajo ishte e ndërtuar mbi mashtrime, pazare dhe etje për pushtet personal.

Opinion nga politikologia Drita Beqiri

Njeriu që dikur u shfaq si “shpresë reformuese”, sot përfundoi si simbol i kompromisit të ulët, korrupsionit dhe tradhtisë politike.

Skandali me parkingun tek Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup nuk është thjesht një aferë, është dëshmi brutale se sistemi i vjetër i BDI-së jeton brenda fytyrës së Taravarit.

Nëse është e vërtetë që kompania “Gjoka Construction” ka paguar për të marrë koncesionin, atëherë Taravari nuk është më ministër i Shëndetësisë, por ortak i një pazari të pistë me interes publik.

Tashmë edhe tentativa për t’u futur në Frontin Evropian, është akt paniku dhe dëshpërimi, jo vizion politik. Dhe shumë figura brenda Frontit, me të drejtë, po e refuzojnë këtë ngjitje të detyruar sepse Taravari nuk bashkon, ai kontaminon çdo projekt politik që prek.

Ai nuk është më alternativë. Ai është paralajmërim i së kaluarës që tenton të rikthehet me fytyrë të zbukuruar.

Nëse Fronti Evropian e pranon, atëherë s’ka më as “front”, as “evropian”, por veç një strehë për të dënuarit nga morali politik.

Koha është për pastrim. Arben Taravari është kapitull i mbyllur dhe çdo tentativë për ta rihapur, do paguhet shtrenjtë nga vetë shqiptarët.

Burimi: blic.mk

InShot 20250419 193035478 scaled

MARKETING

RENT A CAR

me shkruajne burrat dhe ankohen rama takim me grate ne korce ata ne kenete per mua jane politikisht cyryk 6803d68ae52cf
Story i mëparshëm

“Më shkruajnë burrat dhe ankohen”/ Rama takim me gratë në Korçë: Ata në kënetë për mua janë politikisht çyryk

alarmi me serioz per sigurine e ballkanit ekspertet komentojne deklaraten e kallas 6803dfea647f8
Story i radhës

Alarmi më serioz për sigurinë e Ballkanit/ Ekspertët komentojnë deklaratën e Kallas

Të fundit nga

ShkoLartë