Beqiragiq e merr drejtimin e Bosnjë-Hercegovinës

Adis Beqiragiq është emëruar në pozitën e selektorit të Kombëtares së Bosnje-Hercegovinës.

Lajmi është bërë i ditur këtë të premte nga Federata e Basketbollit së këtij vendi.

Beqiragiq te Kombëtarja boshnjake do e zëvendësojë ish-basketbollistin e Dukagjinit (Pejës) dhe Bashkimit, Vedran Bosniq.

“Së pari duhet të theksoj se më vjen shumë keq për ngjarjet e fundit lidhur me dorëheqjen e Vedran Bosniq.

E mora në telefon pesë ditë më parë dhe i kërkova të rishikonte vendimin e tij, vërtetë besoja me gjithë zemër se do të qëndronte gjithsesi. Më vjen shumë keq sepse ai ishte ai që duhej të përfundonte punën që funksionoi kaq mirë.

Në takimin me anëtarët e Bordit të Drejtorëve të KSBiH-së, jam pajtuar që ta marr funksionin e përzgjedhësit. Unë di gjithçka, do të jetë e vështirë, por çfarë zgjedhjeje kisha? A duhet të them jo dhe ta shtyj kombëtaren e vendit tim në probleme edhe më të mëdha?”, tha Beqiragiq.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

На полноќ почнува второто коло од „ИГРАЈ, СОБИРАЈ И ОСВОИ“ со шанса за нови 30 вредни награди!

Story i radhës

Shaban Murati, diplomati që punon sa një institucion i tërë

Të fundit nga