beqarovski sa qytetare kane kaluar ne te vertet covid 19 62001744b272b

Beqarovski: Sa qytetarë kanë kaluar në të vërtet COVID-19?

February 6, 2022
1 minut lexim

Mjeku Niko Beqarovski përmes statusit të tij në Facebook ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët për të diskutuar për numrin e familjarëve dhe miqve që e dinë se kanë kaluar coronavirusin në 9 muajt e fundit.

“Për një vlerësim të saktë të situatës aktuale epidemiologjike në vend, është e nevojshme krahas numrit të të vaksinuarve dhe ato çka kanë kaluar cornoavirusin zyrtarisht në 6-9 muajt e fundit, të kemi një ide të qartë për numrin e të infektuarve në të njëjtën periudhë,të cilët për arsye të ndryshme, nuk janë të regjistruara në “Termini Im”.

Ju inkurajoj dhe ju ftoj të diskutojmë për përqindjen e anëtarëve dhe miqve tuaj që ju e dini se kanë kaluar Covid-19 në 9 muajt e fundit, dhe veçanërisht në 2022, dhe nuk janë të regjistruar në Termini Im.

Shumë koka mendojnë më thellë, me shikojnë mirë. Na ndihmoni të marrim vendime përkatëse. Faleminderit paraprakisht për gjithë ndihmën tuaj. Mes tyre ishin edhe aplikantët tjerë, të cilët më datë 09.10.2021 dorëzuan testet e falsifikuara në pikëkalimin kufitar Tabanoc”, shkruan Beqarovski i cili është pjesë e Komisionit për Sëmundje Infektive.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kida duket mahnitese ne paraqitjen e radhes 6200130a46cfe
Story i mëparshëm

Kida duket mahnitëse në paraqitjen e radhës

okb koreja veriore financoi raketat me kriptovaluta te vjedhura 62001f049b125
Story i radhës

​OKB: Koreja Veriore financoi raketat me kriptovaluta të vjedhura

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë