Ndërkohë që BE ka miratuar një raport me 433 vota pro, 123 kundër dhe 28 abstenime, i cili konsideron Budapestin, si një rrezik sistemik për vlerat e BE-së dhe bën thirrje për veprim më vendimtar nga Këshilli, Vuciq dekoron Orban në selinë e Presidencës.
Mësohet se Vuçiq do t’i dorëzojë Orbanit Urdhrin e Republikës së Serbisë në një gjerdan të madh për shërbime të jashtëzakonshme në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.
Në godinën e Presidencës së Serbisë po zhvillohen edhe takimet bilaterale të ministrave të Serbisë dhe Hungarisë.
Ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë, Jadranka Joksimoviq, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijart, ndërsa ministri i Financave, Sinisha Mali, ka biseduar me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Hungarisë, Marton Nagy.