benzema zihet me trajnerin e njohur se nuk e trajtoi si ronaldon 64e64016e91b7

Benzema zihet me trajnerin e njohur se nuk e trajtoi si Ronaldon

August 23, 2023
1 minut lexim

Fillojnë problemet e para në Arabinë Saudite, ku për shumë klube do të jetë e vështirë që të kontrollojnë yjet e paguar me miliona euro.

Shpërthimet e Ronaldos në fushën e lojës sa herë gjërat nuk shkojnë mirë për Al Nasr janë të dukshme, ndërsa sot është bërë e ditur se edhe Karim Benzema ka probleme të mëdha me trajnerin e skuadrës së tij.

Sipas Al-Sharq Al-Awsat, sulmuesi francez është zënë me trajnerin portugez Nuno Espirito Santo, pasi nuk i pëlqen trajtimi që ka marrë nga klubi.

Nëse Al Nasr u vu plotësisht në dispozicion të Ronaldos dhe e bëri kapiten duke ndërtuar lojën rreth tij, te Al Itihad, Santo kërkon që Benzema t’i përshtatet atij dhe as nuk e ka marrë në konsideratë idenë që t’i japë shiritin.

Kjo situatë ka acaruar Benzema teksa raportohet se në fakt trajneri nuk kishte qenë ai që kishe kërkuar sulmuesin në ekip. Kështu, Benzema ka folur me ndërmjetësin i cili e transferoi në Arabinë Saudite, duke i kërkuar që të gjejë sa më shpejt zgjidhje.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

lajcak dhe escobar diskutojne per dialogun kosove serbi 64e63f28afdd7
Story i mëparshëm

Lajçak dhe Escobar diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

shenohet dita europiane e perkujtimit te viktimave te regjimeve totalitare 64e6401b110b7
Story i radhës

Shënohet Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare

Të fundit nga

ShkoLartë