Benzema e regjistron një rekord të madh

1 minut lexim

Karim Benzema po vazhdon me formën e lartë. Ai ka shënuar sërish për t’ia siguruar një fitore të madhe Real Madridit.

“Los Blancos” fituan sonte në udhëtim te Sevilla me rezultatin 2:3, duke bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit.

Karim Benzema shënoi golin e fitores për madrilenët në minutën 90+2.

Për sulmuesin francez ishte ky goli i 25-të në La Liga këtë sezon, që është një rekord personal për të.

Për 34-vjeçarin është hera e parë që e arrin këtë shifër të golave, që prej transferimit të tij te Real Madridi në vitin 2009.

2015/16 ishte sezoni më i mirë për Benzeman, kur ai kishte shënuar 24 gola.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të shpëtojmë nga milingonat në mënyrë natyrale?

Story i radhës

​Bukuria e oborrit tuaj: Ja si ta ushqeni këtë bimë madhështore

Të fundit nga