Adrian Bajrami ka rinovuar kontratën me Benfikën deri në vitin 2029. Klubi portugez i beson kështu për të ardhmen mbrojtësit 22-vjeçar.
Lojtari i Kombëtares shqiptare është pjesë e Benfikës prej vitit 2018. Atje ka provuar të gjitha moshat, ndërsa luajti dhe me ekipin B për dy vite.
Bajrami kishte një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026. Zgjatje e saj dhe për 3 vite të tjera pritet të përkthehet me më shumë minuta në fushë.
Kujtojmë se Silvinjo e grumbulloi për ndeshjet e shtatorit dhe nëntorit në Ligën e Kombeve. Megjithatë Adrian Bajrami nuk mori minuta.
Burimi: botasot.info