Mesfushori i Milanit, Ismael Benaser, ka folur për revistën “UEFA” në prag të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Napolit, e planifikuar për sot në orën 21:00 në “San Siro”.
IBRAHIMOVIÇ–”Ai dëshiron që të gjithë të japin gjithçka. Gabimet nuk lejohen.
Kjo ka luajtur një rol në sukseset tona të fundit.
Ne kemi parë që puna e palodhur sjell rezultate. Ibra na ka mësuar se përmirësohemi vetëm kur punojmë për përsosmëri.
Nuk i duhet lënë asgjë fatit, edhe pse nuk varet nga ne. Kështu arrini në majë”.
SI KAPITEN–”Është një nder i madh dhe një shpërblim për punën e palodhur kur shokët më besojnë shiritin.
Është përgjegjësi e madhe për vetë madhështinë e këtij klubit. Do të thotë shumë për mua sepse Milani është një klub i madh.
Si kapiten duhet të jesh shembull brenda dhe jashtë fushe e unë mundohem gjithmonë të tregoj vlerat e mia me fakte”.
MBI MILANIN–”Askush nuk mund të tregojë se sa i veçantë është ky klub.
Është diçka që kuptohet duke qenë vetë pjesë e tij.
Mësoj diçka nga historia e çmendur e Milanit çdo ditë.
Kjo është arsyeja pse unë jam i dashuruar me këtë klub”.
NDAJ NAPOLIT – “E dimë të gjithë se sa peshë mund të ketë kjo ndeshje në sezonin tonë.
Kemi punuar shumë e do të jemi në lartësinë e sfidës. Rëndësi ka që të ruajmë përqendrimin e të japim më të mirën në fushën e lojës për 180 minuta”.