“Bën pushime pa djalin”, Afërdita ka një përgjigje për kritikët

min lexim

Pak ditë më parë, modelja shqiptare ka festuar përvjetorin e katër të martesës me Jakub Kindl.

Modelja dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali.

Afërdita është shumë aktive në rrjete sociale, e cila ndan shpesh imazhe nga jeta që ajo bën në Amerikë.

Së fundmi, njëra prej ndjekësve e ka pyetur modelen nëse paragjykohet nga fakti se bën pushime pa djalin e vogël.

“A të paragjykojnë që bën pushime pa djalin? Në Shqipëri e bëjnë shumë (më ka ndodh)”, është pyetja që i ka bërë ndjekësja e saj.

Ndërkohë, Afërdita nuk ka ngurruar dhe i është përgjigjur.

“Atëherë le të flasim pak për këtë temë. Paragjykojnë shumë, unë mendoj ndryshe. Mendoj që aq sa ka rëndësi familja ka rëndësi edhe lidhja në çift. Falënderoj Zotin që kam mamin dhe është në duar shumë të sigurta. Mendoj që është një karikim dhe merr në energji për të qenë prindër dhe më të mirë. Mos e lini anash lidhjen si çift, mos të jetë “fëmija” e vetmja gjë e përbashkët! Nga dashuria, ka ardhur fëmija.”, kishte shkruar ajo.

Image

Përgjigjja e Afërdita Dreshajt

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tentimet serbe për ta shëruar kompleksin e përkatësisë nacionale përmes gënjeshtrave për Skënderbeun dhe familjen Kastrioti

Story i radhës

Real Madrid shënon një moment unik në historinë e tyre

Të fundit nga