Ben Blushi: Shqipëria është krijuar nga shpata e Skënderbeut

May 7, 2025
1 minut lexim

Në 620-vjetorin e lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, shkrimtari dhe ish-politikani Ben Blushi e ka cilësuar Skënderbeun themeluesin e Shqipërisë.

“Sa më shumë lexoj për Skënderbeun, aq më shumë bindem se Shqipëria është krijuar nga shpata e tij”, shkruan Blushi në fillim të postimit, duke treguar rolin vendimtar të figurës së heroit kombëtar në historinë e kombit shqiptar.

Blushi thekson se Skënderbeu arriti shumë si luftëtar, diplomat dhe prijës, por sipas tij, fati nuk e ndihmoi të themelonte një mbretëri të trashëgueshme që do ta kishte ndryshuar rrjedhën historike të Shqipërisë.

“Nëse Kastriotët do kishin arritur të krijonin një mbretëri që do të vazhdonte në disa breza, pushtimi osman nuk do të zgjaste aq shumë dhe rezistenca pas vdekjes së Skënderbeut do të kishte pasur vazhdimësi,” shkruan Blushi.

Ai kritikon mënyrën se si Perandoria Osmane u përpoq ta zhdukte figurën e Skënderbeut, duke shkatërruar varrin dhe fshirë çdo gjurmë të kujtesës së tij historike për katër shekuj.

Sipas Blushit, vetëm rilindasit arritën ta rikthenin në vetëdijen kombëtare.

“Pa Skënderbeun, librat tanë të historisë do ishin bosh, heronjtë do ishin pushtuesit dhe jo kryengritësit,” shkruan ai.

Në fund, Blushi ndalet te përjetimi personal i lidhur me monumentin e Skënderbeut në Tiranë, duke thënë se sa herë kalon nga sheshi “Skënderbej” ndalon për ta fotografuar statujën madhështore.

“Jo vetëm ne, por edhe zogjtë janë të lirë mbi monumentin e tij”, përfundon Blush.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

VLEN nuk bëhet patericë e krimit, politikat e dyfishta i takojnë hipokritëve!

Story i radhës

Rashiti vlerëson se me ftesën e LVV-së dhe refuzimin e LDK-së mund të hapet rrugë drejt një zgjidhje

Të fundit nga

Motoçiklisti italian përplaset gjatë testimit

Luca Marini (27) ka pësuar një aksident të rëndë teksa testonte një motor Honda në pistën Suzuki në Japoni. Motoçiklisti italian udhëtoi për në Japoni pas Çmimit të Madh të Silverstone për
sqmken
ShkoLartë