belrim islami nis projekti per ndertimin dhe zgjerimin e rruges cernilishte ropotove ne dollnen 6a761ee2267f4

Belrim Islami: Nis projekti për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës Cërnilishtë–Ropotovë në Dollnen

August 7, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Dollnenit, Belrim Islami, ka njoftuar nisjen e projektit për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës Cërnilishtë–Ropotovë, një investim që, sipas tij, do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen dhe qarkullimin për banorët e kësaj zone.

Islami bëri të ditur se në komunë ka pritur drejtorin e “Rrugëve të Maqedonisë”, Luli Fetai, të cilin e falënderoi për vizitën dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti.

“Sot patëm nderin dhe kënaqësinë që të kemi mysafir në komunën tonë drejtorin z. Luli Fetai, të cilin e falënderojmë për vizitën e tij frytdhënëse”, shkroi Islami.

Sipas kryetarit të Dollnenit, pas një angazhimi të përbashkët dhe përballimit të sfidave të ndryshme, ka nisur realizimi i projektit të shumëpritur.

“Pas një angazhimi maksimal dhe sfida të ndryshme së bashku me drejtorinë ‘Rrugët e Maqedonisë’, ka nisur projekti i shumëpritur për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës Cërnilishtë–Ropotovë. Fillimisht faza e parë do të fillojë së shpejti në ditët në vijim”, deklaroi Islami.

Ai theksoi se ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe sigurisë në komunikacion.

“Ky investim jetik i jep fund vështirësive të përditshme, duke garantuar lëvizje më të sigurt, transport më të lehtë dhe lidhje më të fortë të komunitetit tonë”, u shpreh kryetari i Dollnenit.

Në fund, Islami falënderoi banorët për durimin ndër vite dhe tha se nisja e punimeve përbën hapin e parë drejt zhvillimit më të madh të zonës.

“Faleminderit për durimin e jashtëzakonshëm të të gjithë banorëve gjithë këto vite – sot po hedhim hapin e parë drejt një të ardhmeje më të zhvilluar për zonën tonë. Urime të gjithëve!”, përfundoi Belrim Islami.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ashley roberts mahnit me linjat trupore gjate pushimeve ne barbados 6a761c3c5c9d9
Lajmi i mëparshëm

Ashley Roberts mahnit me linjat trupore gjatë pushimeve në Barbados

ne hotlen e hysni shaqirit u perurua lagjja e komandant teli t 6a76204f01172
Lajmi i radhës

Në Hotlën e Hysni Shaqirit u përurua Lagjja e Komandant Teli-t

Të fundit nga

Zelensky vjen në Serbi: Çfarë fiton Vuçiqi?

Për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus, Volodymyr Zelensky mbërrin në Beograd. Presidenti i Ukrainës vjen në Serbi, një vend që vazhdon të refuzojë t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj
ShkoLartë