Bellingham gjithnjë e më afër Liverpoolit

November 4, 2022
1 minut lexim

Kur po afrohet edhe merkatoja dimërore dhe me Liverpoolin që i duhet me doemos një mesfushor, raportimet që po e lidhin Jude Bellingham me një kalim në “Anfield Road” nuk kanë të ndalur.

“Të Kuqtë” e Jurgen Klopp i kanë edhe tre ndeshje para një pushimi të gjatë dimëror për shkak të Kupës së Botës, ndërsa trajneri gjerman do ta dërgojë skuadrën e tij në Dubai për stërvitje në mot të ngrohtë.

Lojtarët të cilët nuk janë përfshirë me kombëtaret e tyre në Katar do të luajnë në miqësore me Milanin dhe Lyonin, ndërsa bordi do të punojnë prapa skenave për të sjellë lojtarë të rinj.

Raportimet nga “Sky Germany”, respektivisht nga gazetari i njohur, Florian Plettenberg ka zbuluar se përderisa po bëhen plane për transferime të mëdha në verë, ka pritje që një mesfushor i ri do të transferohet në janar. Po ashtu, Plettenberg solli ekskluzivitet nga agjenti i Klopp, Marc Kosicke, ku sugjeronte se ky ishte burimi i informacionit të transferimeve.

Nuk është surprizë që para merkatos dimërore, janë rritur spekulimet për një marrëveshje me yllin e Dortmundit, Bellingham, por është gjë interesante që Liverpooli ende është favorit për të siguruar shërbimet e anglezit.

Media gjermane, “Sport Bild” raportoi se krerët e Liverpoolit dhe Klopp kanë rënë dakord për të hyrë “all in” për mesfushorin 19 vjeçar, pavarësisht se Dormundi po kërkon rreth 100 deri në 150 milionë euro për Bellingham.

Po ashtu, raportohet se pavarësisht interesimit nga Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Real Madridi, Liverpooli po e formon një lidhje të ngushtë me kampin e lojtarit, gjë që mund të jetë faktor kyç në transferimin e tij.

Kjo gjë u konfirmua edhe nga gazetarja e “Sky Sports”, Melissa Reddy, kurse burimi i brendshëm Jan Aage Fjortoft gjithashtu tregon se një klub është duke punuar tejet shumë prapa skenave për të arritur këtë marrëveshje.

“ESPN” raporton se një burim ka konfirmuar se një marrëveshje për ta transferuar Bellinghamin në “Anfield” është në fazë të avancuar.

Ndërkaq, në merkaton e janarit besohet se prioriteti i klubit është Konrad Laimer i Leipzigut, i cili ka më pak se një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me klubin gjerman.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rikthehet Superliga

Story i radhës

ANKETË: Si e vlerësojnë qytetarët punën e Bilall Kasamit si kryetar i Komunës së Tetovës për një vit (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë