Bellanova: Po bëj realitet një ëndërr që kam pasur në fëmijëri

Bellanova: Jam shumë i lumtur, mezi pres të filloj

Interi ditën e sotme bëri zyrtare afrimin e radhës, teksa Raoul Bellanova tashmë është një zikaltër.

Lojtari vjen në formë huazimi  me të drejtë blerje të kartonit në fund të zezonit nga skuadra e Cagliarit.

Menjëherë pas zyrtarizimit, Bellanova ka thënë edhe fjalët e para si një zikaltër, teksa është shprehur se është shumë i lumtur që vesh ngjyrat e Interit dhe se mezi pret të fillojë.

“Çfarë emocionesh po ndjeni tani? Është e vështirë t’i përshkruaj. Unë po bëj realitet një ëndërr që kam pasur në fëmijëri, që është të luaj për ekipin tim të preferuar. Shpresoj të jem në gjendje të shlyej besimin që më është dhënë”, thotë Bellanova.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Gjatë këtij muaji pritet të finalizohet strategjia për arsim

Story i radhës

TikTok tërhiqet nga ideja e shitblerjeve live

Të fundit nga