bellaj vora e ka qe duhet te pesoje per te reaguar 699090c5971d2

Bellaj: Vora e ka që duhet të pësojë për të reaguar

February 14, 2026
min lexim

Trajneri Arjan Bellaj foli pas barazimit 1 me 1 të Vorës me Egnatian. 1 pikë e artë u mor në Vorë dhe për këtë Bellaj u shfaq i kënaqur.

“Jam shumë i kënaqur, i përgëzoj çunat. Luanim me Egnatian që gjithmonë na ka dominuar dhe nuk kemi mundur të mbyllnim një korridor.

Është ekip me eksperiencë, përgëzoj çunat, sidomos në pjesën e dytë, pasi në të parën na dominoi Egnatia edhe me golin e shënuar. Ne e kemi që duhet të pësojmë që të reagojmë.

Edhe ndërrimet që u bënë direkt, me Felipe dhe Sefën, ndihmuan në mbajtjen e topit dhe në markime, duke ditur që sulmi i Egnatias ka cilësi. Dua të përgëzoj repartin e mbrojtjes, për ato markimet 1 kundër 1, pasi në shumicën e kohës dolëm fitimtarë.

Janë disa futbollistë që nuk kanë ritmin e duhur. U mbështeta më shumë te 11-shja si kundër Vllaznisë, nuk bëmë keq. Në pjesën e dytë, direkt atë që kishim punuar me Felipen dhe Sefën, Prengën apo Bardhin kur u fut, na ndihmuan shumë.

Të dominosh Egnatian 20-25 minuta në pjesën e dytë, çunat kanë bërë mirë. Kështu duhet të luajmë gjithmonë, si me Egnatian apo ekipet me të cilat jemi në luftë ne. Egnatia është ekip që nëse i lë topin, të dalin në kundërsulm. Nuk kishim ato zhvendosje, prandaj na doli Egnatia. Ne ishim në kohë të gabuar dhe vendosje të gabuar.

Nuk hedh poshtë lojtarët e pjesës së parë.

Por kur e pamë që në nxehmje Egnatia do të luante në 3 dhamë direktiva të tjera. Por gabimi ishte që s’duhej ta prisnim Egnatian kaq lart. Në pjesën e dytë nuk ia lamë. Është problem kur markon 1 kundër 1.

Derisa ia arritëm me Egnatian duke ditur cilësitë, kështu duhet të luajmë për të marrë pikën apo pikët që na duhen në luftën që ne kemi me ata që na ndjekin.

Pasi nuk mundëm të arrinim atë që donim në krahun e djathtë, duhej të fusnim Bardhin për atë shpejtësinë e tij. Prengës ia di cilësitë, nuk është plotësisht gati, bravo që ndihmon kaq.

Presim edhe Prengën që të ketë gjendjen për ta nisur si titullar.

Presim atë lojën e qendrës me cilësitë që ka Kasalla. Ky është problemi jonë që prishim lojën tonë duke nxjerrë Kasallën majtas, duke futur në qendër lojtarë të tjerë. Ky është problemi im kryesor, nuk kam arritur ta zgjidh”, u shpreh Bellaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

londrimi nuk e ndryshoj mendimin per elijonen vetem pse jemi ne finale 69908a3649b1e
Lajmi i mëparshëm

Londrimi: Nuk e ndryshoj mendimin për Elijonën vetëm pse jemi në finale

shtetet evropiane rusia e helmoi navalnyn me toksinen e nje bretkose ekzotike 6990918b1d34f
Lajmi i radhës

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

Të fundit nga

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë

Një delegacion prej 9 deputetësh të Parlamentit Europian do të mbërrijë në Tiranë javën e ardhshme. Delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme, David McAllister, do të zhvillojë
ShkoLartë