Belind Këlliçi: Shumica e kandidatëve për Këshillin Bashkiak janë të PD

Kandidati i “Foltores” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i ftuar në ABC News teksa shpalosi vizionin e tij për kryeqytetin, u ndal tek lista e kandidatëve për këshillit bashkiak. Ai tha se pjesë më e madhe e emrave janë të “Foltores”.

“Sa i përket Këshillit Bashkiak, lista e paraqitur sot nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka qenë një listë shumë përfaqësuese, që kryesohet nga Ilir Alimehmeti, dhe që vijon me ekonomistë, juristë, ekspertë. Politologë etj. Shumica e kandidatëve, mbi 55%, janë të Partisë Demokratike. Pa diskutim. Kjo që ju them unë është e padiskutueshme”, tha ai.

Gazetarja Viol Xhafaj e pyeti për kandidatin e Partisë Demokratike zyrtare për Tiranën, Roland Bejko, ndërsa vetë Këlliçi theksoi se nuk ka interes për këtë çështje. Ai theksoi se po punon për të hartuar politika konkrete në ndihmë të çifteve të reja, të cilët të kenë mundësi të blejnë apartamente dhe të mos largohen nga vendi.

“Asnjë interes, jam 100% i fokusuar te qytetarët e Tiranës. Jam duke parë, duke menduar për mundësitë, që çiftet e reja të blejnë një apartament, dhe që mos të ikin. Me kredi të buta dhe me një fond përkatës. Mendoj që prioritet, për një administrator qyteti, është të mbajë të rinjtë këtu”, theksoi ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryetari i Gjilanit shkurton orarin e punës për një orë për ata që agjërojnë

Story i radhës

Zgjedhjet në veri dhe Asociacioni, Biserko: Beogradi po provon kësisoji të vonojë zbatimin e marrëveshjes

Të fundit nga