belind kellici ne degen nr 9 takim frymezues bashke me kreun e pd parashtruam pikat e programit qeverises per mandatin e ardhshem qeverises 67ec37a93528f

Belind Këlliçi në degën nr.9: Takim frymëzues, bashkë me kreun e PD parashtruam pikat e programit qeverisës për mandatin e ardhshëm qeverisës

April 1, 2025
1 minut lexim

“Një takim frymëzues me banorët e Njësisë nr. 9 në kryeqytet”, kështu shkruan drejtuesi politik i PD në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi për takimin e zhvilluar pasditen e së martës me mbështetësit e PD ku merrte pjesë dhe kryetari i PD, Sali Berisha.

“Qytetarëve iu parashtruan piketat mbi të cilat ndërtohet Programi i PD-së, i hartuar me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, dhe qeverisja në mandatin e ardhshëm 2025-2029:

1 – Rishpërndarje e drejtë – Asnjë qindarkë nuk e prodhon qeveria. Ajo ka për detyrë të mirëadministrojë dhe të kthejë tek qytetarët në mënyrë të ndershme dhe efiçente taksat që ata paguajnë. Në këtë drejtim shërben rritja e rrogave, pensioneve si dhe Karta e Konsumatorit e cila i kthen 20% të TVSH-së qytetarit.

2 – Marrëdhënie e ndershme me pronarët.

Historia e gazit lotsjellës dhe dhunës ndaj fëmijëve merr fund përfundimisht. Çdo pronar dëmshpërblehet sipas parimit: legalizim para urbanizimit.

Në të njëjtën kohë do të marrin fund të gjitha problemet me detyrimet shtetërore që rrjedhin nga pronësia dhe persekutimi politik i shqiptarëve.

Me Partinë Demokratike, një qeverisje e drejtë dhe e kujdesur ndaj qytetarëve është e mundshme”, mbyll postimin e tij, drejtuesi politik i qarkut Tiranë, Belind Këlliçi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ne shume shkolla te tetoves akoma mungojne aparatet kunder zjarrit 67ec321405f7f
Story i mëparshëm

Në shumë shkolla të Tetovës akoma mungojnë aparatet kundër zjarrit

rizvanolli per tarifat e reja te shtohet edhe numri i blloqeve te konsumit 67ec4109811d2
Story i radhës

Rizvanolli për tarifat e reja: Të shtohet edhe numri i blloqeve të konsumit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë