Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Belimov: VMRO dhe Arsovska shkaktuan kaos në Shkup – Gazeta.mk

Belimov: VMRO dhe Arsovska shkaktuan kaos në Shkup

November 28, 2022
1 minut lexim

Shkup, 28 Nëntor – Nikolla Belimov nga LSDM, ka deklaruar se në mëngjesin e sotëm në Shkup, kulmoi kaosi në trafik i shkaktuar nga paaftësia e pushtetit lokal të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

“Transporti publik është në kolaps, dhe ndërmarrjet e tjera publike janë gjithashtu në kaos. Studentët sot nuk arritën dot në fakultete me kohë, nxënësit nuk arritën në kohë në mësime dhe e gjitha kjo për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së VMRO-DPMNE-së. Shkupi për herë të parë në histori mbeti pa transport publik dhe sot jemi dëshmitarë të kaosit total të trafikut”, deklaroi ai.

Ai gjithashtu shtoi se jo vetëm që nuk ka asgjë të vërtet nga premtimet për transport falas me autobus, jo vetëm që nuk ka autobusë të rinj, jo vetëm që nuk ka fabrikë të autobusëve që e paralajmëronte Hristijan Mickoski, por nuk menaxhohet as transporti ekzistues me autobus.

“Në vend të realizimit të premtimeve, VMRO-DPMNE dhe Arsovska bënë katastrofë në qytetin e Shkupit. Pas Shkupit 2014, VMRO-DPMNE me paaftësinë e saj po i krijon një fatkeqësi të re kryeqytetit. VMRO-DPMNE dhe pushteti i tyre i qytetit janë zhgënjim i madh për qytetarët. I bëjmë thirrje kryetares Arsovska dhe shumicës në Këshillin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja që urgjentisht të marrin masa dhe menjëherë të tejkalohet kjo gjendje katastrofike. Shkupianët nuk e meritojnë të jetojnë në një qytet të paralizuar me transport publik jofunksional”, tha në fund ai.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apolonia ndryshon “timonier”

Story i radhës

Pse duhet të hani ullinj çdo ditë

Të fundit nga

ShkoLartë