Belim Sali: Urime 9 Majin-Ditën e Europës!

May 9, 2025
1 minut lexim

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali ka uruar 9 Majin – Ditën e Evropës, siç është shprehur, për të ndërtuar të ardhmen.

Postimi i plotë i Salit:

Urime 9 Majin-Ditën e Europës! Një ditë për të kujtuar jo thjesht të kaluarën, por për të ndërtuar me guxim të ardhmen.

Sot, më shumë se kurrë, Europa është zgjedhje, është vlerë dhe është drejtim. Është rruga që garanton paqe, zhvillim dhe barazi mes qytetarëve tanë.

Në këtë ditë simbolike për paqen, unitetin dhe vizionin europian, uroj që vlerat mbi të cilat u hodhën themelet e Bashkimit Evropian – solidariteti, drejtësia dhe bashkëpunimi – të mbeten udhërrëfyes edhe për ne, sot e në të ardhmen.

Le të punojmë me përkushtim që qytetarët tanë të ndiejnë përfitimet e vërteta të integrimit europian në çdo aspekt të jetës së tyre. Europa nuk është thjesht një destinacion – është një angazhim i përditshëm për zhvillim, dinjitet dhe mirëqenie.
Uroj të gjithë qytetarët me bindjen se e ardhmja jonë është europiane – dhe ajo fillon me punën që bëjmë sot.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

LSDM: Kemi dëshmi per korrupsion prej 350 mijë euro te Maksim Dimitrievskit

Story i radhës

Rriten çmimet e produkteve industriale

Të fundit nga

Theo Hernandez në dilemë

Theo Hernandez është në dilemë nëse duhet të zgjedhë paratë apo pasionin. Al-Hilal po përgatit një ofertë të majme për të tunduar mbrojtësin e majtë të Milanit, që përfshin një pagë “monstruoze”
sqmken
ShkoLartë