Belica, “në mbrojtje”: Saburtalo sulmon me shumë forca

min lexim

Në krah të trajnerit Dritan Mehmeti në konferencën për shtyp para sfidës me Saburtalon u shfaq mbrojtësi Egzon Belica, i cili u shpreh:

“Morëm vërtet rezultat të mirë 1-0, nesër na favorizon edhe barazimi, por do të kërkojmë fitoren. Ndeshja do të jetë e vështirë dhe patjetër që ka edhe presionin brenda.”

Forma fizike e kundërshtarit: “Në minutat e fundit atje u tërhoqëm, ishin disa faktorë që ndikuan. Shumica e lojtarëve e ndien lodhjen, kundërshtari është në aktivitet e sipër, ndërsa për ne ishte ndeshja e parë zyrtare. Nesër është ndeshje tjetër, do të mundohemi të mbrohemi si ekip dhe patjetër që do të kemi edhe mundësitë për të shënuar.”

Përshtatja e prurjeve të reja: “Unë mundohem që çdo i huaj që vjen të Partizani të akomodohet sa më mirë. Lojtarët nga Maqedonia mund ta kenë më të lehtë, sepse me ta njihemi personalisht.”

Mbrojtja e të kuqve: “Mbrojtja e sezonit të shkuar nuk mendoj se ka shumë ndryshim me aktualen. Shpresojmë që kjo verë të jetë sa më e gjatë në Europë.”

Arma e fortë e Saburtalos: “Fuqia kryesore e ekipit kundërshtar ishte dalja në sulm me shumë forca, ishin gjithmonë me 5 lojtarë në gjysmëfushën tonë, por besoj se e kemi forcën për t’u përballuar me këtë ekip”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Nuk dua fëmijë”! Habit blogerja e seksit, Zhaku, mban si varëse një vibrator

Story i radhës

James ngre zërin, del në mbrojtje të basketbollistes amerikane që mbahet në burgjet ruse

Të fundit nga